M4Success LLC  ofrojë trajnimin dhe instrukcione gjashtë ditore për  organizatën jo-qeveritare Down Syndrome Kosova, në procesin se si të zhvillojnë një strategji të suksesshme për ngritjen e fondeve dhe rrjetëzimin. Gjatë këtij procesi është realizuar procesi hap-pas-hapi i zhvillimit të auditimit të organizatës duke bërë analizën SWOT dhe PESTEL, analizën e tregut dhe konkurrencës, analizën e alokimit të burimeve dhe përceptimit të publikut.

Si rezultat i një analize të thellë, u zhvillua matrica TOWS, dhe janë identifikuar objektivat e ngritjes së fondeve dhe u përgatitë plani një-vjeçar i aktiviteteve që do të implementohet nga DSK-ja në përpjekjet e tyre që në mënyrë të suksesshme të ngrisin fonde dhe të jenë të qëndrueshëm.

Trajnimi është organizuar në kuadër të projektit ” Mbështetje e stabilitetit socio-ekonomik përmes fuqizimit të sektorit të mikro bizneseve në Kosovë “

Receive Updates Informohu

No spam guarantee.

I agree to have my personal information transfered to MailChimp ( more information )
Trajnim për ngritjen e fondeve dhe rrjetëzimin për OJQ-të