Më 14 dhe 15 Janar 2016, u mbajt trajnimi “Si t’i bëjmë tregjet të punojnë për gratë”, i cili kishte për qëllim të pajisë pjesëmarrësit me njohuri, aftësi dhe mjete praktike për zhvilluar strategji të qëndrueshme gjinore dhe zhvillojnë modele biznesore duke patur parasysh aspektin gjinor për të përmirësuar efiçencën e zinxhirit të vlerave dhe fuqizuar gratë ekonomikisht.
Për të arritur këtë qëllim janë përdorur metoda participative me ç’rast pjesëmarrësit pas çdo sesioni kanë patur rastin të praktikojnë njohuritë e tyre në zgjidhjen e një problemi në komunitetin e tyre, që kishte të bënte me rritjen e pjesëmarrjes së gruas në zinxhirin e vlerave në sektorë të ndryshëm duke përfshirë këtu sektorin e tekstilit, agrobiznesit dhe teknologjisë informative.
Trajnimi është vlerësuar shumë lartë nga të gjitha pjesëmarrëset sepse iu ofroj mjete dhe metoda praktike të cilat mund t’i aplikojnë në punën e tyre të përditshme dhe përmirësojnë pjesëmarrjen e gruas në ekonomi.
Trajnimi është mbajtur nga Vjosa Mullatahiri, trajnere dhe konsulente e certifikuar nga M4Success L.L.C dhe Artan Xërxa, trajner dhe konsulent i certifikuar nga C4D dhe është financuar nga projekti PPSE – SwissContact dhe projekti i USAID EMPOWER për sektorin privat.