Më datën 28 shtator 2015, u themelua Trupi Këshillëdhënës i Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë (FBV) në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Qëllimi i tij është të incioj dialogun  publiko-privat në mes të Fakultetit të Bujqësisë dhe Veterinarisë dhe kompanive private dhe shoqatave , ashtu që të ndihmoj FBV-në të zhvillojnë programe studimore në pajtim me nevojat e tregut, zhvilloj projekte kërkimore me interes të përbashkët, t’iu ofrojë mundësi studentëve të aplikojnë njohuritë teorike në praktikë dhe ndikoj në rritjen e punësueshmërisë së tyre.

Memorandumin e Mirëkuptimit me Z. Isak Begisholli, nga FitoFarm
Memorandumin e Mirëkuptimit me Z. Isak Begisholli nga FitoFarm

Anëtarët e Trupit Këshillëdhënës janë përfaqësuesit nga shoqatat, agjencitë dhe kompanitë private që operojnë në fushën e bujqësisë dhe përpunimit të qumështit në Kosovë si: Ferma dhe Qumështorja “Eurolona”, Qumështorja”Sharri”, Fitofarma, Agrovisioni, Konsoni, Pestova, Agjencioni i Ushqimit dhe Veterinës në Kosovë, dhe Shoqata e Përpunuesëve të Qumështit. Kryetar i trupit u zgjodh z. Isak Begisholli, përfaqësues i kompanisë Fitofarm.

Formimi i këtij trupi u realizua fal koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të Dekanit të FBV-së Prof. Bedri Dragusha, Koordinatorit për Zhvillim Akademik në UP Z. Besnik Loxha, Koordinatorës për Zhvillim Akademik MSc. Ilirian Miftari dhe kompanisë M4Success L.L.C  e cila ka qenë e angazhuar të ndihmoj 8 njësi akademike në përpjekjet e tyre për të krijuar trupat këshillëdhënëse..

Kjo iniciativë u përkrah nga projekti EYE “Rritja e punësimit për të rinj”, të financuar nga Zyra Zvicërane për Bashkëpunim SDC, me kërkesën e Universitetit të Prishtinës.

 

Receive Updates Informohu

No spam guarantee.

I agree to have my personal information transfered to MailChimp ( more information )
Themelohet Trupi Këshillëdhënës në Fakultetin e Bujqësisë dhe Veterinarisë