Më 11 tetor, 2016 u mbajt takimi i parë i Trupave Këshillëdhënës të themeluara në Universitetin të Prishtinë që kishte për qëllim takimin e përfaqësuesve nga universiteti me ata nga bizneset, për të zhvilluar dhe përmirësuar programet studimore në përputhshmëri me kërkesat e tregut të punës, dhe krijuar mundësi të reja për studentët që të kryejnë punën praktike dhe avancojnë karrierën e tyre.

Në këtë takim morën pjesë Rektori Prof. Dr. Marjan Dema dhe Dekanët nga Fakulteti i Mjekësisë, Ekonomikut, Juridikut, Filozofi, Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, Inxhinierisë Elektrike, Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike  dhe përfaqësues të tregut të punës duke përfshirë shoqatat profesionale, biznesore dhe bizneset individuale.img_20161011_120016_hdr

Temat kryesore të cilat u trajtuan gjatë këtij takimi ishin të arriturat e deritashme të këtij bashkëpunimi, si dhe sfidat e mangësitë të cilat duhet të tejkalohen përmes funksionalizimit të plotë të Trupat Këshilldhënëse në Universitetin e Prishtinës.

Kjo iniciativë u realizua falë koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të prorektores për zhvillim dhe cilësi,  Prof. Ass.Dr. Teuta Pustina-Krasniqi dhe M4Success LLC, dhe u përkrah nga projekti EYE “Rritja e punësimit për të rinj”, të financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim SDC, me kërkesën e Universitetit të Prishtinës.

Receive Updates Informohu

No spam guarantee.

I agree to have my personal information transfered to MailChimp ( more information )
Si t’i funksionalizojmë Trupat Këshillëdhënëse të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”?