A dëshironi të avanconi shkathtësitë tuaja apo të fuqisë tuaj punëtore? M4Success ofron kurse trajnimi sipas nevojës për të adresuar nevojat tuaja individuale dhe të kompanisë tuaj. M4Success punon bashkërisht me ju për të identifikuar nevojat tuaja për trajnim dhe pastaj ju ofron paketën e trajnimit. Programet tona të trajnimit përfshijnë:

  • Teknikat dhe shkathtësitë e shitjes

Fuqia punëtorë e trajnuar është fuqia e kompanisë tuaj.Nëse jeni individ, atëherë fitoni avantazh nëse keni shkathtësi të shitjes.Nëse jeni i interesuar të përmirësoni shkathtësitë dhe teknikat tuaja të shitjes, M4Success ju trajnon të kuptoni se si klientët marrin vendime për të blerë; si të identifikoni nevojat e klientëve; si të silleni me klientët dhe si të përmbyllni shitjen me sukses.

  •  Shërbime të klientëve dhe menaxhimi i marrëdhënieve me klientë

Pavarësisht se çfarë biznesi keni apo çfarë pozite mbani, juve ju nevojiten shkathtësi të shërbimit për klientë. Të njohësh klientët dhe të ndërtosh bazën e klientëve është detyra më me rëndësi për çdo kompani apo individ që merret me shitje. Të dish se si këto shkathtësi zhvillohen ju ndihmon që të krijoni marrëdhënie afatgjata me klientë dhe si të silleni me çfarëdo lloj klienti. Këto shkathtësi i japin shtysë pozitive karrierave individuale dhe fitimeve të organizatës tuaj.

  • Shkathtësi të prezantimit dhe komunikimit

Në jetën e përditshme ne ndërveprojmë me familjarë, kolegë, konkurrentë, furnitorë dhe klientë.Gjatë këtyre ndërveprimeve ne na duhet të dimë si të komunikojmë dhe prezantojmë ide. Ky trajnim ju ndihmon të kuptoni stilet e ndryshme të komunikimit, të praktikoni të dëgjuarit aktiv, të praktikoni shkathtësitë tuaja të komunikimit, të mësoni si të përgatisni një prezantim dhe të prezantoni idenë tuaj për të bindur audiencën.

  •  Zhvillimi i planit të biznesit

M4Success zhvillon dhe ju ofron program trajnues se si të identifikoni hapat kyçë të procesit të planifikimit të biznesit; si të zhvilloni indikatorët kyçë për të përcjellë progresin pëkundrejt planit dhe si të krijoni, vlerësoni dhe implementoni një plan biznesi të suksesshëm për të arritur synimet tuaja.

  • Si të menaxhoni biznesin tuaj

Të nisësh një biznes dhe të bëhesh ndërmarrës nuk është diçka e lehtë. Duke patur një biznes të vogël, ju arrini të menaxhoni dhe të kontrolloni pjesën më të madhe të funksioneve të biznesit. Mirëpo kur biznesi juaj fillon të rritet, ju duhet të mbështeteni edhe tek njerëz të tjerë. Ky është çasti kur kuptoni rëndësinë e shkathtësive të mira të menaxhimit për të qenë në gjendje të menaxhoni burimet njerëzore, operacionet e biznesit, burimet financiare dhe burimet e tjera të nevojshme për të arritur më shumë sukses me biznesin tuaj. M4Success ka përvojë të gjerë dhe dëshirojmë ta ndajmë me ju për t’ju përkrahur ju në përpjekjet për të menaxhuar biznesin tuaj duke ju ofruar trajnim dhe këshillim se si ta bëni këtë në mënyrë të suksesshme.

  • Si të zhvillohet hulumtimi?

Duke ditur se çfarë mendojnë me të vërtetë klientët tuaj për produktin dhe kompaninë tuaj ju jep avantazh. Hulumtimet mund të nxjerrin diçka që nuk e keni ditur, të vërtetojnë atë që mendoni se dini dhe të vënë në dukje diçka për të cilën kurrë më parë nuk u kishte shkuar mendja. Nëse bëhet si duhet, hulumtimi ju jep një këndvështrim objektiv të nevojave të vërteta të tregut. Suksesi varet nga si dhe çfarë kërkoni. Një nga arsyet kryesore pse hulumtimet dështojnë është se kompanitë nuk duan të përballen me komente jo të mira dhe shumë shpesh bëjnë pyetje të sigurta. M4Successmund t’ju udhëzojë se si ta përgatisni metodologjinë e hulumtimit, të identifikoni tregjet e synuara, të përcaktoni madhësinë e mostrës, të zhvilloni pyetësorë kuantitativë dhe kualitative, të bëni intervista dhe fokus grupe dhe të analizoni të dhënat.

  • Si ta përdorni Paketën Statistikorë për Shkencat Shoqërore (SPSS)

Mbledhja e të dhënave është një detyrë me shumë rëndësi! Të analizosh të dhënat është detyra më me rëndësi e hulumtimit! Ndaj për të nxjerrë më të mirën nga hulumtimi juaj mund të përdorni programin SPSS. Nëse jeni të interesuar, mund të vini në kurset tona trajnuese për SPSS që janë dizajnuar për t’iu ofruar hulumtuesve dhe studentëfve ato shkathtësi që nevojiten për të kuptuar përdorimin e SPSS si një mjet për të përmbledhur dhe ndihmuar në interpretimin e gjetjeve të hulumtimit.

Në përfundim të trajnimit do të jenë në gjendje të përdorni SPSS si mjet për analizimin e të dhënave; të përdorni veçoritë e tij për të përmbledhur gjetjet nga hulumtimi, të zgjidhni të vini në dukje me sukses gjetjet e hulumtimit; të krijoni tabela; të bëni analizë statistikore; të përdorni konkluzionet e SPSS për të prodhuar raporte të sakta shkencërisht si dhe veçori të tjera që janë të nevojshme për studimet tuaja.