M4Success LLC është angazhuar nga projekti “Rritja e Punësimit për të Rinj” (EYE project) që të fascilitoj në themelimin e Trupave Këshillëdhënës në tetë njësi akademike në Univerzitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Univerzitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
Projekti ka për qëllim të krijojë dhe forcojë lidhjet e komunikimit në mes të përfaqësuesve të sektorit privat dhe institucioneve të arsimit të lartë ashtu që këto institucionet të marrin përsipër mëtutje përgjegjësitë dhe ofrojnë programe që janë të kërkuara nga tregu i punës.
M4Success LLC deri më tani ka themeluar Trupat Këshillëdhënëse (apo Bordet Industriale) në shtatë njësi akademike duke përfshirë: Fakultetin e Agrobiznesit dhe Fakultetin e Menaxhmentit, Turizmit dhe Hotelerisë në Universitetin “Haxhi Zeka” në Pejë, dhe Fakulteti i Edukimit, Fakulteti i Ndërtimtarisë dhe Arkitekturës, Fakulteti i Bujqësisë dhe Veterinës, Fakulteti i Filologjisë, dhe Fakulteti Ekonomik në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Duke e bërë së bashku sektorin privat dhe akademinë ata do të jenë në gjendje të punojnë së bashku për të zhvilluar projekte të përbashkëta, përmirësoj programet studimore, dhe ofrojnë mundësi për studentët që të praktikojnë njohuritë e fituara gjatë studimeve në praktikë, me ç’rast do të ndikoj prozitivisht në në punësueshmërinë e të diplomuarëve të rinj.
Ky intervenim u përkrah nga projekti EYE “Rritja e punësimit për të rinj”, të financuar nga Zyra Zvicërane për Bashkëpunim SDC, me kërkesën e Universitetit të Prishtinës dhe Universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë.
Financed by