M4Success L.L.C mbajti një trajnim dy ditor në Marketingun Dixhital për njëmbëdhjet gra në biznes dhe menaxhere të marketingut. Pjesa e pare e trajnimit u organizua më datën 9 dhe 10 tetor 2015. Trajnimi ka për qëllim të pajisë grate në biznesë me njohuri esenciale për marketingun si bazë për të kaluar në marketingun dixhital dhe shfrytëzuar aq sa është e mundur teknologjinë dhe internetin për të depërtuar në tregjet e reja, zhvilluar produktet e reja ashtu që të rrisin hisen e tyre në treg dhe rrisin profitin. Trajnimi është organizuar në bashkëpunim me Bankën Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe është financuar nga Luksemburgu, Suedia dhe Fondi Special i Aksionarëve të BERZH-it. Më datën 6-7 Nëntor do të organizohet pjesa e dytë e trajnimit që përfshin Web Marketingun, Marketingun përmes medieve sociale dhe Marketingun përmes emailit.