Gjatë muajit nëntor në vitin 2015, M4Success LLC ofrojë trajnimin Marketingu përmes Websitit, Mediave Sociale dhe emailit për 12 pronare të biznesit dhe menaxhere të marketingut.
Objektiva kryesore e trajnimit ishte të familjarizojmë gratë në biznes më mënyrat e shfrytëzimit të websajtit, dhe si ta shfrytëzojnë për përfitime biznesore, t’ju ndihmojmë që të kuptojnë mjetet e mediave sociale, si dhe cilat mund të shfrytëzohen për biznesin e tyre, dhe mundësojmë atyre të shfrytëzojnë emailin e të gjitha mjetet tjera për të mirën e biznesit të tyre.
Gjatë trajnimit pjesëmarrëset patën rastin të analizojnë situatën e websitit të tyre, dhe marketingut përmes mediave sociale dhe vlerësojnë se cila është qasja më e mirë e mundëshme për të shfrytëzuar të gjitha këto mjete të marketingut për përfitime biznesore, ashtu që rrisin shitjet e tyre, gjejnë konsumatorë të ri, dhe informojnë konsumatorët ekzistues ashtu që t’i mbajnë të kënaqur.
Trajnimi është vlerësuar shumë lartë nga të gjitha pjesëmarrëset sepse ju ofrojnë informata se si të shfrytëzojnë të gjitha mjetet e marketingut dixhital dhe gjithashtu vendosin se cilat nga ato mjete do të shfrytëzohen më së miri për të zbatuar strategjinë e marketingut.
Në fund të trajnimit pjesëmarrëset u pajisën me certifikatë të pjesëmarrjes në trajnimin 4 ditor në Marketingun Dixhital dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron marketingu digjital.
Trajnimi u realizua në bashkëpunim të ngushtë me CEFE Serbia dhe është financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)