Më datën 17 nëntor 2017, në Prishtinë u mbajt takimi me përfaqësuesit e 10 trupave këshillëdhënëse të fakulteteve të Universitetit të Prishtinës. Rektori Prof. Marjan Dema, e theksoj rëndësinë e pjesëmarrjes aktive të trupave këshillëdhënëse në proceset e përmirësimit të kurrikulave, ofrimit të punës praktike për studentët në fusha të ndryshme, dhe projekteve të përbashkëta me komunitetin e biznesit.
Gjatë takimit Znj. Mullatahiri prezantoj të gjeturat prej intervistave me anëtarët e Trupave këshillëdhënëse dhe rekomandimet për ndryshme të rregullorës për themelimin dhe funksionimin e TK-ve që mund të kenë ndikim pozitiv në ri-aktivizimin e TK-së. Përfaqësuesit e TK-ve diskutuan për modalitetet e ri-aktivizimit të TK-së dhe rëndësinë e promovimit të aktiviteteve dhe kontributit të anëtarëve. Në fund të gjithë akterët u pajtuan që të ofrojnë komentet e tyre përmes emailit ashtu që rregullorja të bëhet më lehtë e implementueshme.
Kjo iniciativë është realizuar përmes një kooperimi dhe koordinimi të ngushtë në mes të Pro-Rektorit për Cilësi dhe Zhvillim, Prof. Ass.Dr. Hysen Bytyqi dhe M4Success LLC, dhe mbështetur nga projekti „Rritja e punësimit per te rinjtë- EYE“ i Zyrës Zviceranë per Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, i cili implementohet nga Helvetas Swiss Intercooperation HSI dhe Management Development Associates MDA.