Më 11 tetor, 2016 u mbajt takimi i parë i Trupave Këshillëdhënës të themeluara në Universitetin të Prishtinë që kishte për qëllim takimin e përfaqësuesve nga universiteti me ata nga bizneset, për të zhvilluar dhe përmirësuar programet studimore në përputhshmëri me kërkesat e tregut të punës, dhe krijuar mundësi të reja për studentët që të kryejnë punën praktike dhe avancojnë karrierën e tyre.
Në këtë takim morën pjesë Rektori Prof. Dr. Marjan Dema dhe Dekanët nga Fakulteti i Mjekësisë, Ekonomikut, Juridikut, Filozofi, Ndertimtarisë dhe Arkitekturës, Inxhinierisë Elektrike, Kompjuterike, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike dhe përfaqësues të tregut të punës duke përfshirë shoqatat profesionale, biznesore dhe bizneset individuale.
Temat kryesore të cilat u trajtuan gjatë këtij takimi ishin të arriturat e deritashme të këtij bashkëpunimi, si dhe sfidat e mangësitë të cilat duhet të tejkalohen përmes funksionalizimit të plotë të Trupat Këshilldhënëse në Universitetin e Prishtinës.
Kjo iniciativë u realizua falë koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të prorektores për zhvillim dhe cilësi, Prof. Ass.Dr. Teuta Pustina-Krasniqi dhe M4Success LLC, dhe u përkrah nga projekti EYE “Rritja e punësimit për të rinj”, të financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim SDC, me kërkesën e Universitetit të Prishtinës.