Gjatë muajit nëntor në vitin 2015,  M4Success LLC ofrojë trajnimin Marketingu përmes Websitit, Mediave Sociale dhe emailit për 12 pronare të biznesit dhe menaxhere të marketingut.

20151106_161612Objektiva kryesore e trajnimit ishte të familjarizojmë gratë në biznes më mënyrat e shfrytëzimit të websajtit, dhe si ta shfrytëzojnë për përfitime biznesore, t’ju ndihmojmë që të kuptojnë mjetet e mediave sociale,  si dhe cilat mund të shfrytëzohen për biznesin e tyre, dhe mundësojmë atyre të shfrytëzojnë emailin e të gjitha mjetet tjera për të mirën e biznesit të tyre.

Gjatë trajnimit pjesëmarrëset patën rastin të analizojnë situatën e websitit të tyre, dhe marketingut përmes mediave sociale dhe vlerësojnë se cila është qasja më e mirë e mundëshme për të shfrytëzuar të gjitha këto mjete të marketingut për përfitime biznesore, ashtu që rrisin shitjet e tyre, gjejnë konsumatorë të ri,  dhe informojnë konsumatorët ekzistues ashtu që t’i mbajnë të kënaqur.

Ceremonia e Certifikatave - Foto Grupore
Cermonia e Certifikimit – Foto grupore

Trajnimi është vlerësuar shumë lartë nga të gjitha pjesëmarrëset sepse ju ofrojnë informata se si të shfrytëzojnë të gjitha mjetet e marketingut dixhital dhe gjithashtu vendosin se cilat nga ato mjete do të shfrytëzohen më së miri për të zbatuar strategjinë e marketingut.

Në fund të trajnimit pjesëmarrëset u pajisën me certifikatë të pjesëmarrjes në trajnimin 4 ditor në Marketingun Dixhital dhe shfrytëzimin e mundësive që ofron marketingu digjital.

Trajnimi u realizua në bashkëpunim të ngushtë me CEFE Serbia dhe është financuar nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH)

Receive Updates Informohu

No spam guarantee.

I agree to have my personal information transfered to MailChimp ( more information )
Gratë në Biznes: Marketingu përmes websajtit, mediave sociale dhe emailit