M4Success L.L.C fasilitojë procesin e themelimit të trupit këshillëdhënës në Fakultetin e Edukimit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Janë propozuar dhe përzgjedhur 11 anëtarë të cilët janë të gatshëm të përkushtojnë kohën, ofrojnë njohuritë dhe burimet e tyre për të përkrahur Fakultetin e Edukimit në përmirësimin e programeve mësimore që të jenë në përputhje me kërkesat e tregut dhe shkurtohet koha e kalimit të të diplomuarëve të rinj nga shkolla në vend të punës.
Më 23 korrik 2015, u mbajt takimi i parë i trupit këshillëdhënës në të cilin morën pjesë 11 anëtarë nga kopshtet private dhe publike, shkollat fillore, drejtorati i arsimit në Prishtinë, dhe organizata lokale dhe ndërkombëtare
Kjo iniciativë u përkrah nga projekti “Rritja e Punësimit të rinjve” (EYE), dhe është financuar nga Agjencioni Zvicëran për Zhvillim, me kërkesën e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.