M4Success LLC është një kompani konsulence për marketing dhe menaxhim. Ne ofrojmë shërbime këshillimore për biznes dhe trajnim për klientët që t’iu ndihmojmë të përmirësojnë shërbimet dhe produktet e tyre, të rrisin shitjet dhe fitimet, të shtrihen në tregje të reja dhe të zhvillojnë produkte të reja, si dhe të avancojnë strategjitë e marketingut.
Ne përkushtohemi për të:
- Dhënë zgjidhje praktike të orientuara nga tregu
- Eksploruar dhe krijuar vlera për klientët dhe komunitetin
- Punuar gjithnjë në interesin më të mirë të klientëve
- Ofruar shërbime me standardet më të larta profesionale dhe etike
- Kontribuuar në fuqizimin ekonomik dhe punësimin e grave, të rinjve dhe grupeve të pafavorizuara
Misioni ynë:T’u ndihmojmë klientëve, të identifikojmë potencialin e tyre, të adresojmë sfidat e tyre dhe të sjellim përmirësime për arritjen e rezultateve që ata synojnë.
Vizioni ynë:Të bëhemi kompani lidere e shërbimeve të integruara të menaxhimit të marketingut.
Parimet tona kryesore:
Përgjegjshmëria:Ne u ndihmojmë klientëve që të jenë të suksesshëm dhe këtë e bëjmë me anë të shërbimeve profesionale, efikase dhe etike.
Mirësjellja:Çdo hap që hedhim e shoqërojmë me ndjenjën e rrënjosur thellë të mirësjelljes së çiltër; kompania jonë i mirëpret dhe i trajton njëjtë që të gjithë.
Përkushtimi:Ne i marrim shumë për zemër interesat më të mira dhe suksesin e klientëve.
Integriteti: Ne ndërtojmë dhe zhvillojmë marrëdhënie të mbështetura tek besimi, ndershmëria dhe bashkëpunimi.
Prakticiteti:Ne themi se për çdo situatë ekziston një zgjidhje dhe qasja jonëështë e mbështetur në veprime praktike.
Përgjegjësia shoqërore: Ne besojmë fuqimisht tek detyrimi ynë për t’i kthyer të mirat shoqërisë dhe jemi përkrahës të fuqishëm të fuqizimit ekonomik dhe punësimit të gravem të të rinjve dhe grupeve të tjera të pafavorizuara pasi kjo është një mënyrë për të arritur zhvillim shoqëror.