Më 16 tetor 2015, në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” u themelua Trupi Këshillëdhënës i pestë me rradhë.

TK_Fakulteti Ekonomik_3
Themelimi i Trupit Këshillëdhënës në Fakultetin Ekonomik

Si anëtarë në këtë Trup Këshillëdhënës,  u propozuan dhe u zgjodhën anëtarë nga institucionet publike, kompanitë private, shoqatat e bizneseve dhe bankave që operojnë në fushat përkatëse të ndërlidhura me programet ekzistuese të këtij fakulteti si: Oda Ekonomike e Kosovës, Aleanca Kosovare e Biznesit, Albi Group, Buçaj Shpk, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, dhe Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.

Të gjithë anëtarët që ishin prezent nënshkruan marrëveshje mirëkuptimi me ç’rast u përkushtuan për të ofruar përkrahje në përmirësimin e programeve studimore, për të zhvilluar projekte të përbashkëta kërkimore dhe për të ofruar mundësi për studentët që t’i aplikojnë njohuritë teorike në praktikë.

Prof.dr.Skender Ahmeti duke nënshkruar marrëveshjen e mirëkuptimit me z.Betim Humolli, nga Albi Group, kryesues i trupit këshillëdhënës

Kryetar i Trupit Këshillëdhënës u përzgjodh ed Mr. Betim Humolli, representative of the company Albi Group.

Formimi i këtij trupi u realizua falë koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të prorektores për marrëdhënie me jashtë, prof.asoc.dr. Lindita Tahirit, dekanit prof.dr.Skender Ahmeti, prodekanes për mësim, prof.asoc.dr. Florentina Xhelili-Krasniqi, Koordinatorit për Zhvillim Akademik në UP z. Besnik Loxhës, Koordinatores për Zhvillim Akademik në Fakultetin Ekonomik, MSc. Saranda Kajtazit dhe kompanisë M4Success L.L.C  e cila ka qenë e angazhuar t’i ndihmojë 8 njësi akademike në përpjekjet e tyre për të krijuar trupat këshillëdhënëse.

Kjo iniciativë u përkrah nga projekti EYE “Rritja e punësimit për të rinj”, të financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim SDC, me kërkesën e Universitetit të Prishtinës.

Receive Updates Informohu

No spam guarantee.

I agree to have my personal information transfered to MailChimp ( more information )
U themelua Trupi Këshillëdhënës në Fakultetin Ekonomik