M4Success L.L.C ka përvojë të gjatë me programe për zhvillimin e fuqisë punëtore që u ndihmojnë klientëve institucionalë të përmirësojnë funksionalitetin e tregut të punës duke ofruar zgjidhje kreative që përputhin kërkesën me ofertën. Shërbimet tona përfshijnë:
- Analizë të mangësisë së shkathtësive –vlerësohet ndryshimi ndërmjet kërkesës dhe ofertës për fuqi punëtore në tregun e punës. Analiza e mangësisë së shkathtësive është mjet që mund të përdoret nga klientët institucionalë dhe punëtorët individualë për të identifikuar mangësitë dhe mundësitë për zhvillim dhe investim në të ardhmen.
- Skema të praktikës –Stafi i M4Success L.L.C. ka përvojë të gjerë në zhvillimin e programeve të praktikës specifike sipas sektorëve me arsimin e lartë dhe arsimin profesional si në dhe zhvillimin e doracakëve të praktikës për institucione dhe kompani që duan t’i implementojnë këto programe për të ofruar mundësi për studentët që të aplikojnë mësimin teorik në vendin e punës dhe të sigurojnë punësim.
- Panaire të punës –Stafi i M4Success L.L.C. ka organizuar panaire të punës në sektorë specifikë për të lehtësuar përputhjen e vendeve të lira të punës nëpër kompani me kandidatë të kualifikuar në tregun e punës. M4Success është e gatshme ta përkrahë institucionin apo kompaninë tuaj që t ë gjejë kandidatët më të mirë për vendet e lira që keni.