M4Success L.L.C ofron ekspertizë në analizimin dhe zhvillimin e strategjisë për promovimin e fuqizimit ekonomik të gruas, si një parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik. Që të arrihet kjo, ka nevojë për një përkushtim gjithëpërfshirës në aspektin e integrimit të perspektivës gjinore në zhvillimin e politikave ekonomike dhe programeve, dhe kjo poashtu kërkon një përkushtim afat-gjatë të të gjithë palëve të interesit përfshirë qeverinë, komunitetin e biznesit, dhe shoqërinë civile.  Në lidhje me këtë fushë ne kemi :

  • Realizuar analizën e pozitës së gruas në Kosovë
  • Zhvilluar Strategji për fuqizimin ekonomik të gruas
  • Realizuar analizën gjinore për projektet që synojnë punësimin e të rinjve
  • Moderuar themelimin e rrjetit të grave që janë pronare apo menaxhojnë bizneset ekzistues apo bizneset fillestare