Shërbime për zhvillimin e marketingut – M4Success L.L.C. do t’ju ndihmoj juve në të gjitha proceset që prej hulumtimit të tregut, definimit të klientëve dhe konkurrenës,  identifikimit të nevojave të konsumatorëve dhe zhvillimin e strategjis dhe planit të marketingut për të rritur të ardhurat vjetore të biznesit tuaj.

Shërbime për zhvillimin e fuqisë punëtore – M4Success L.L.C  ka përvojë të gjerë me programe për zhvillimin e fuqisë punëtore që u ndihmojnë klientëve institucionalë të përmirësojnë funksionalitetin e tregut të punës duke ofruar zgjidhje kreative që përputhin kërkesën me ofertën. Shërbimet tona përfshijnë:

Fuqizimi Ekonomik i Gruas – M4Success L.L.C ofron ekspertizë në analizimin dhe zhvillimin e strategjisë për promovimin e fuqizimit ekonomik të gruas, si një parakusht për një zhvillim të qëndrueshëm socio-ekonomik. Që të arrihet kjo, ka nevojë për një përkushtim gjithëpërfshirës në aspektin e integrimit të perspektivës gjinore në zhvillimin e politikave ekonomike dhe programeve, dhe kjo poashtu kërkon një përkushtim afat-gjatë të të gjithë palëve të interesit përfshirë qeverinë, komunitetin e biznesit, dhe shoqërinë civile.

Programet e trajnimit – A dëshironi të avanconi shkathtësitë tuaja apo të fuqisë tuaj punëtore? M4Success ofron kurse trajnimi sipas nevojës për të adresuar nevojat tuaja individuale dhe të kompanisë tuaj. M4Success punon bashkërisht me ju për të identifikuar nevojat tuaja për trajnim dhe pastaj ju ofron paketën e trajnimit.