Që nga fillimi i aktivitetit të saj, M4Success LLC ka implementuar shumë projekte me partner lokal, donatorë dhe klientë biznesor duke përfshirë këtu projektet:
M4Success LLC është angazhuar nga projekti “Rritja e Punësimit për të Rinj” (EYE project) që të fascilitoj në themelimin e Trupave Këshillëdhënës në tetë njësi akademike në Univerzitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Univerzitetin “Haxhi Zeka” në Pejë.
M4Success ishte anagazhuar nga Oda ekonomike e grave – G7, për të realizuar një analyze për pozitën e gruas në ekonomi dhe në tregun e punës, dhe të përgatisë një përmbledhje të të gjeturave.
- Analiza dhe Zhvillimi i Strategjisë për Fuqizimin Ekonomik të Grave
M4Success LLC përkrahë projektin Promovimi i Punësimit në Sektorin Privat (PPSE) gjatë analizimit të përfshirjes së grave në zinxhirin e vlerave dhe ofrojë rekomandimet për intervenimet e mundëshme që mund të konsiderohen nga projekti për të përmirësuar pozitën e grave në ekonomi dhe në tregun e punës.