M4Success LLC në bashkëpunim me organizatën Ballkan Foundation for Education janë angazhuar nga projekti i Qeverisë Zvicërane “Rritja e Punësimit për të Rinj (EYE)”, për të realizuar një hulumtim gjithpërfshirës përmes të cilit synon të vlerësojë benefitet nga shërbimet e qendrave për karrierë në shkollat e AAP-së, duke bërë krahasimin në mes shkollave që kanë qendra të karrierës, atyre që nuk kanë qendra të karrierës, si dhe shkollave që ofrojnë forma tjera të shërbimeve për orientim në karrierë.
Kësisoj janë lansuar anketa online me nxënës të shkollave të AAP-së dhe nxënës të klasëve të 9-ta, janë realizuar 4 fokus grupe me nxënës të shkollave të mesme profesionale, do të realizohen dy fokus grupe online, dhe intervista me komunitetin e biznesit dhe akterë tjerë të komunitetit ashtu që të marrim opionet nga të gjithë akterët dhe të bëhet një vlerësim gjithpërfshirës.