Më datën 15 nëntor 2017, në Pejë u mbajt punëtoria e dytë me rradhë të dy trupave këshillëdhënëse të Universitetit Haxhi Zeka në Pejë. Në punëtori mori pjesë Rektori Prof. Fadil Millaku, pro-rektorja Prof. Sabiha Shala, dekanët e dy fakulteteve, kryesuesit dhe anëtarët e TK-ve.

Rektori Prof. Fadil Millaku, duke folur per rendesine e TK-ve

Duke ditur rëndësinë e Trupave Këshilldhënëse si mekanizma të ndërlidhjes në mes akademisë dhe tregut të punës, në këtë punëtori punuam së bashku të identifikojmë dhe analizojmë shkaqet e mos aktivizimit të Trupave Këshillëdhënëse. Njëkohësishit, anëtarët prezent propozuan zgjidhje dhe ndryshime në rregullore që mund të ndikojë në fuqizimin e Trupave Këshillëdhënëse për të qenë pjesë aktive e proceseve zhvillimore në Universitet.

Analiza shkak-pasoje

Me fuqizimin e TK-së, përfitimet do të jenë të trefishta. Kompanitë do të përfitojnë programe akademike në përputhje me kërkesat e tregut që përgatisin profesionist të rinjë. Studentët do të jenë më të motivuar për të studiuar sepse marrin aftësim praktikë që lehtëson tranzicionin e tyre prej shkollës në punë. Me përfshirjen e kompanive në proceset e zhvillimit të kurrikulës, do të rritet kredibiliteti i programeve studimore në universitet dhe punësueshmëria e studentëve.

Kjo iniciativë u realizua falë koordinimit dhe bashkëpunimit të ngushtë në mes të prorektores për mësimdhënie dhe cështje studentore, Prof. Ass.Dr. Sabiha Shala dhe M4Success LLC , përkrahur nga projekti “Rritja e punësimit per te rinjtë- EYE“ i Zyrës Zviceranë per Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, i cili implementohet nga Helvetas Swiss Intercooperation HSI dhe Management Development Associates MDA.

Receive Updates Informohu

No spam guarantee.

I agree to have my personal information transfered to MailChimp ( more information )
Funksionalizimi i Trupave Këshilldhënëse në Universitetin Haxhi Zeka, në Pejë
Tagged on: